Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy shpërthimet pranë aeroportit të Kabulit, të paktën 13 viktima e 60 të plagosur

schedule17:47 - 26 Gusht, 2021

schedule 17:47 - 26 Gusht, 2021

Të paktën 13 persona, duke përfshirë edhe fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e dy sulmeve pranë aeroportit të Kabulit. Ndërsa sipas të dhënave të bëra publike nga një spital në Kabul, të paktën 60 persona të plagosur kanë mbërritur deri më tani për të kërkuar kujdes shëndetësor.

Presidenti Joe Biden është informuar për sulmet, një prej të cilëve ndodhi mes turmës së afganëve të mbledhur në portën Abbey të aeroportit “Hamid Karzai” dhe tjetri në Hotelin Barons, si dhe për të shtënat që pasuan duke shkaktuar akoma më shumë panik tek njerëzit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të konsiderueshëm personash të plagosur që dërgohen për të marrë ndihën e parë. Pas sulmit, reagoi edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg dënoi aktet e rënda ndërsa, në një postim në Twitter u shpreh se prioriteti i Aleancës Euroatlantike mbetet evakuimi  i sa më shumë njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur.

Kurse, Gjermani njoftoi se avionët e saj ushtarakë janë larguar nga Kabuli dhe se i kanë përfunduar operacionet e evakuimit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!