Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim dhe të shtëna në aeroportin e Kabulit

schedule16:18 - 26 Gusht, 2021

schedule 16:18 - 26 Gusht, 2021

Një shpërthim ka ndodhur në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit vetëm disa orë pasi agjencitë perëndimore të inteligjencës paralajmëruan për sulme të mundshme terroriste. Shpërthimi, që u konfirmua edhe nga sekretari i shtypit të Pentagonit John Kirby në Twitter, u pasua edhe nga disa të shtëna.

Lajmi vjen në një kohë kur disa vende Perëndimore kanë njoftuar se do t’u japin fund fluturimeve të evakuimit pas paralajmërimeve për sulme të mundshme.

Paralajmërimi u dha nga disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Afganëve që u mblodhën rreth aeroportit ndërkombëtar të Kabulit Hamid Karzai ju tha që të largoheshin dhe të lëviznin në një vend të sigurt.

Sipas raportimeve paraprake, si pasojë e shpërthimit ka disa viktima në radhët e afganëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!