Ekziston një rrezik i lartë i sulmeve të ISIS në aeroportin e Kabulit. Alarmi u ngrit nga shërbimet e inteligjencës të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.
Koha po mbaron për të lënë Afganistanin deri më 31 gusht, data e tërheqjes së trupave perëndimore. Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hapi një dritare kur tha se “talebanët janë zotuar të lejojnë amerikanët dhe afganët në rrezik të largohen edhe pas gushtit”.
Evakuimi i civilëve nga aeroporti i Kabulit është gati të përfundojë, për të lënë ditët e fundit në dispozicion para 31 gushtit për tërheqjen e ushtrisë perëndimore.
Trupat amerikane si ato italiane, kanadeze dhe turke tashmë kanë filluar të kthehen, duke zvogëluar në mënyrë efektive shanset që ata 10 mijë afganë akoma të grumbulluar rreth aeroportit të jenë në gjendje të hipin në një fluturim.
Më shumë se 82,300 njerëz janë marrë nga Kabuli deri më tani, por të paktën 300,000 janë në rrezik të hakmarrjes talebane, duke llogaritur vetëm ish-bashkëpunëtorët e NATO-s. “Ata po na ndjekin shtëpi më shtëpi“, ishte alarmi i ngritur nga një gjykatës në provincën e Heratit./ Abcnews.al