Pep Guardiola flet pa dorëza. Trajneri spanjoll deklaron se do të mbyllë aventurën e tij te Manchester City deri më 2023 dhe më pas do të mendojë për një eksperiencë në një kombëtare.
Fillimisht do të bëjë pak pushim dhe më pas do të marrë vendimin e tij për të ardhmen.
“Pas shtatë vitesh te Manchester City mendoj se do të kem pak pushim, do ndalem për një kohë e të shoh se çfarë kemi bërë, do shikoj sa frymëzim kam.
Pastaj do të doja të stërvitja një ekip kombëtar, në Amerikën e Jugut ose kombëtare europiane, të luaj në Copa America. E dua këtë eksperiencë”, është shprehur Guardiola. / abcnews.al
Pep Guardiola: "After seven years at #ManCity, I think I'll have a break, stop for a while, see what we've done, review inspirations – and, in this process, I'd like to coach a national team, South America, European, play a Copa America, I want this experience." [via @ESPNBrasil]
— City Xtra (@City_Xtra) August 25, 2021