Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Miqësore me VAR, Laçi likujdon Korabin në “Selman Stermasi”

schedule19:20 - 24 Gusht, 2021

schedule 19:20 - 24 Gusht, 2021

Laçi dhe Korabi u ndeshën sot në “Selman Stermasi” në një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ku kurbinasit fituan 3-1. Këtë ndeshje e shfrytëzoi edhe FSHF, që ka instaluar VAR në stadiumin e Tiranës dhe e vuri sot në përdorim.

Dy penallti akordoi VAR ditën e sotme. Në pjesën e parë Zarubica shënoi me penallti, pasi asistentët e Eldorian Hamitit në VAR e gjykuan si penallti pengimin e lojtarëve të Korabit në zonë. Po në pjesën e parë Zarubica shënoi sërish për Laçin.

https://streamable.com/e2tu2u

Ndërkohë në fund të pjesës së parë, Marko Roganovic u ndëshkua me karton të kuq dhe la Laçin me 10 lojtarë. Gjithsesi, Laçi nuk u ndal dhe shënoi sërish. Kristi Joti shënoi në portën e tij dhe çoi shifrat në 3-0.

Në fund VAR hyri sërish në veprim dhe akordoi një penallti për Korabin. Këtë herë ishte vetë Hamiti, i cili shkoi dhe e pa në ekranin anës fushës dhe akordoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga Alban Marku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!