Xhaxhai i Marigona Osmanit, 18-vjeçares nga Ferizaj që u dërgua e vdekur në derë të spitalit pasi u dhunua për vdekje nga partneri Dardan Krivaqa ka deklaruar se atë që ai i ka bërë mbesës së tij nuk mund t’i bëhet as hasmit.
“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çka i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat.
Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”, deklaroi Remzi Osmani.
Ai shprehet se shpreson që drejtësia të funksionojë dhe autori të marrë dënimin e merituar.
“Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi”, shprehet ai. m.v/abcnews.al