Zyrtare: Karabeci shtrëngon duart me Teutën, e pret Prishtina

schedule09:28 - 24 Gusht, 2021

schedule 09:28 - 24 Gusht, 2021

Erando Karabeci nuk do të jetë pjesë e Teutës në sezonin e ri futbollistik. Mesfushori i afruar sezonin e shkuar nga Tirana ka ndërprerë kontratën me kampionët dhe sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar.

“Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.

Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh.

Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion”, shkruhet në njoftimin e Teutës, ndërkohë që Karabeci pritet të zyrtarizohet te Prishtina në Kosovë. / abcnews.al