Njësia speciale e policisë së Kosovës ka bastisur një shtëpi mbrëmjen e sotme në Ferizaj në rrugën “Kemajl Hetemi”, ku kishte dyshime se mund të fshihej autori i vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani, që është partneri i saj Dardan Krivaqa.
Nuk ka ende asnjë informacion nga policia në Kosovë nëse janë gjetur gjurmë të 29-vjeçarit.
Ndërkohë që një grup qytetarësh në Ferizaj kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit, duke ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18-vjeçares. Ata i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe kërkuan drejtësi.
Dardan Krivaqa ishte në kërkim për disa vepra penale që prej vitit 2013, por kjo nuk e ishte penduar që të lëvizte i lirë dhe madje, jo vetëm të martohej, por pa ju dridhur dora të vriste edhe gruan.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka shigjetuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës për rastin duke deklaruar se do të kërkojë përgjegjësit.
“Pas këtij rasti që përfundoi me vrasje shohim një tjetër skandal në sistemin gjyqësorë pasi shohim se i dyshuari kryesor kishte aktakuzë të ngritur që nga viti 2013.
Pra shtrohet pyetja se si ka mundësi që një person i tillë të jetë i lirë apo pse deri më tani nuk ka pasur një shqyrtim gjyqësor.
Për këtë rast duhet të na flasë Këshilli Gjyqësor dhe shpresoj se nuk do të konsiderojnë këtë deklaratë timen si ndërhyrje në drejtësi”, tha Haxhiu./ Abcnews.al