Rreth 5 500 “Jelekë të Verdhë” u mblodhën rreth Champs-Elysees, në Paris, në manifestimin e tretë të protestës kundër rritjes së çmimit të karburantit. Mediat franceze raportojnë për përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe agjentëve të policisë. Champs-Elysees është mbyllur për qarkullimin e automjeteve por jo të kalimtarëve. Sipas të dhënave të fundit janë të paktën 10 të plagosurit dhe më shumë se 100 protestues janë ndaluar nga policia. Në të gjithë Francën janë 36 mijë manifestues që kanë dalë të protestojnë.
Gjithësesi numri i protestuesve të kësaj të shtune është më i ulët se ai i një jave më parë ku morën pjesë 8 mijë manifestues. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri francez Eduard Philippe, i cili ka ndjekur nga afër situatën./abcnews.al