Lionel Messi për herë të parë në karrierën e tij si profesionist ndryshoi ekip këtë verë, duke lënë Barcelonën pas 21 vitesh dhe u transferuar te PSG.
Megjithëse, u bë kohë nga prezantimi i tij, Messi ende nuk ka debutuar me fanellën e re dhe të gjithë po pyesin kur do ndodhë kjo, ndoshta edhe tifozët e Barcelonës janë kuriozë.
L’Equipe, një nga burimet më të sigurta në Francë, bën me dije se Messi do debutojë të dielën ndaj Reims. Tashmë është e sigurt se ai do thirret për atë sfidë, për t’u aktivizuar më pas disa minuta. /abcnews.al