U luajtën sot dy nga ndeshjet e javës së parë të Superligës së Kosovës. Prishtina kampione nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj debutuesve të Malishevës.
Hyseni shënoi fillimisht në minutën e 12 për Malishevën e më pas në minutën e dytë shtesë të gjithë ndeshjes, Prishtina shpëtoi nga humbje me një gol të Bekteshit.
Edhe Ballkani e ka nisur me barazim sezonin e ri. Skuadra nga Suhareka u ndal me shifrat 2-2 ndaj Dukagjinit. Krasniqi shënoi dy golat për Ballkanin, ndërsa Shala e Januzi shënuan për Dukagjinin. /abcnews.al