VIDEO/ Mërgim Berisha një snajper, shënon me prekjen e parë në Austri

schedule23:26 - 21 Gusht, 2021

schedule 23:26 - 21 Gusht, 2021

Mërgim Berisha ka shënuar golin e parë në kampionatin austriak me fanellën e RB Salzburg.

Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për Gjermaninë U21, realizoi me një goditje dënimi në minutën e 70-të.

Pikërisht në atë moment ai u hodh në fushë kundër Austria Klagenfurt, që drejtohet nga Peter Pacult, ish-trajneri i Kukësit në Superiore.

Berisha mori përsipër goditjen e dënimit që ishte akorduar për RB Salzburg dhe me një goditje fantastik e çoi topin në rrjetë. /abcnews.al