Dyshja shumë e përfolur, Kim Kardashian dhe Kanye West, janë parë duke dal për një drekë të qetë të enjten në Malibu. Ata u panë duke parkuar makinën e tyre para hotelit të madh Nobu Ryokan, i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të Kardashian, Nobu.
Gjërat duket se ishin miqësore mes tyre, ndërsa u përpoqën të futeshin në restorantin japonez, të rrethuar nga rojet e sigurisë.
Kujtojmë që kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj, me të cilin kishte 7 vjet e martuar. Në kërkesën për divorc, ajo paraqiti dallimet e papajtueshme pas një viti traumatik, ku reperi luftoi me çështje të shëndetit mendor.
Çifti kanë 4 fëmijë së bashku, të pagëzuar me emrat North, Saint, Chicago dhe Psalm./abcnews.al