Tre makina janë shkrumbuar në lagjen Rus të Shkodrës. Ato ishin të parkuara në rrugë poshtë pallateve. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por sipas të dhënave të para, fillimisht ka marrë flakë njëra nga makinat dhe më pas zjarri është përhapur tek dy makinat ngjitur me të. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se tek Benzi ka patur një shkëndijë, por megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar. Pronari i makinës i ka thënë policisë që nuk kishte konflikte me ndonjë person, ndaj dyshon se ngjarja mund të jetë aksidentale./abcnews.al