Nata e dytë e Festës së Birrës është po aq entuziaste sa dhe e para në Korçë. Qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe bota kanë vendosur të kalojnë këtë të enjte në Korçë për të festuar me birrë e muzikë.
Nuk mungon Birra Korça dhe Tirana në tryezat e qytetarëve. Birra Korça dhe Tirana i kanë kaluar pritshmëritë e këtij viti falë interesit të jashtëzakonshëm edhe në këtë natë të dytë festive.
Një qytetar nga Kukësi thotë se atmosfera është shumë e mirë dhe do të qëndrojë dhe nesër.
‘’Nga Kukësi jam, do të qëndroj edhe nesër. Nuk kam qenë më parë, hera e parë. Shumë mirë më duket. U njoftova nëpërmjet internetit. Kam ardhur me vëllain, baxhanakut, nipin e baxhanakut. Do të donim ta bënim dhe në Kukës, ka qenë një vit, por nuk u bë më’’- tha qytetari nga Kukësi.
Po ashtu qytetarë nga Korça dhe Greqia kanë nostalgji për Festën dhe e frekuntojnë vit për vit. ‘’Nga Korça jemi. Kemi ardhur dhe vitet e tjera. Më mirë këtë vit‘’- tha një qytetar.
‘’Kemi ardhur nga Athina. Po i kalojmë pushimet në Festën e Birrës Korça. Korça është Parisi i dytë. Kemi qenë çdo vit. Këto dy vitet e fundit s’kemi ardhur se ka qenë pandemia. Jetojmë jashtë, por mendjen në Korçë. Korça është e paçmuar në gjithë botën.
Erdhëm nga Greqia këtu. Po ja kalojmë mirë. Jemi të kënaqur. Korça na pëlqen shumë, por kemi punën andej. Kemi sevda të vijmë, por nuk mundemi‘’ theksoi qytetari tjetër nga Greqia./ BW