UEFA ka publikuar sot tre kandidatët kryesorë për Çmimin e Lojtarit të Vitit, pra më të mirit në sezonin 2021/2022.
Në pod janë dy lojtarë të Chelsea: mesfushorët Ngolo Kante dhe Jorginho, teksa në treshë bën pjesë edhe Kevin De Bruyne i Manchester City.
Fituesi do të shpallet në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2021/22, që do të mbahet të enjten e 26 gushtit në Stamboll.
? The nominees for the 2020/21 UEFA Men's Player of the Year award has been announced. Which midfielder gets your vote?#UEFAawards
— UEFA (@UEFA) August 19, 2021
Tre lojtarët me më shumë vota u zgjodhën nga një juri e përbërë nga 24 trajnerë të ekipeve kombëtare që morën pjesë në Euro 2020, së bashku me 80 trajnerë të klubeve që luajtën në fazat e grupeve të 2020/21 të Champions League dhe Europa League.
Pesëdhjetë e pesë gazetarë nga secila prej 55 shoqatave anëtare të UEFA-s, të zgjedhur nga grupi i Medieve Sportive Evropiane (ESM), ishin gjithashtu pjesë të jurisë që përzgjodhën tre lojtarët që luajnë në Premier League. /abcnews.al