E ardhmja e energjisë në Expocity Albania, për herë të parë në Shqipëri

schedule15:36 - 14 Nëntor, 2017

schedule 15:36 - 14 Nëntor, 2017

Shqipëria po shkon drejt prodhimit dhe përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme. Për këtë qëllim është organizuar për herë të parë energy expo dhe forum 2017 nga Expocity Albania ku gjatë tri ditëve do të diskutohet mbi të ardhmen e energjisë në në vendin tonë.

Expocity Albania organizon për herë të parë në Shqipëri ENERGY EXPO-FORUM 2017, një platformë që ka në fokus energjinë e rinovueshme dhe eficensën e energjisë. Në dy forumet ekonomike janë bashkuar subjekte dhe individë, drejtues dhe ekspertë, të cilët do të diskutojnë për të ardhmen e energjisë.

Ky forum i parë u bë në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë. Zëvendës ministrja Dorina Cinari nënvizoi se fokusi energjitik është në axhendën e qeverisë për vitet 2017-2020.
Prodhimi i energjisë prej burimeve të rinovueshme do të konkretizohet me financimet e planifikuara.

Edhe vete sipërmarrja e vlerëson dhe e mbështet energjinë e rinovueshme.
Bashkimi i dhomave të tregëtisë dhe industrisë të shqipërisë u propozoi pak ditë më parë të gjitha dhomave ballkanike që të futej si element i rëndësishëm bashkëpunimi dhe ku shqipëria të bëhej pjesë e investimeve të reja në këtë drejtim.

Për Expocity Albania të tilla lançime të rëndësishme për vendin janë në projektet e tyre.

Gjatë tri ditëve do të prezantohen edhe diksutohen idetë më të fundit dhe nismat mbështetëse mbi Furnizimin, Teknologjinë, Transmetimin, Sistemet, Pajisjet, Shërbimet, Konsulencën, Projektet dhe Financimin në fushën e Energjisë.
Expo-Forumi organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkinë e Tiranës dhe mbështetet nga EuroElektra, Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP./abcnews.al

 

https://youtu.be/frrtX4C6ELo