Shkupi dhe Renova në krye, kampionët e Shkëndijës akoma pa fitore

schedule18:58 - 18 Gusht, 2021

schedule 18:58 - 18 Gusht, 2021

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Fitore për Shkupin dhe Renovën, teksa Shkëndija dhe Struga u mjaftuan me nga një pikë në transferta.

Kampionët në fuqi kanë harruar të fitojë. Kuqezinjtë nga Tetova e mbyllën në barazim 3-3 takimin në fushën e Bregalnicës. Të tre golat Shkëndija i realizoi në pjesën e dytë, që ishte e mbushur me emocione.

 

Në fillim një autogol Azinovic, më pas erdhën rrjetat e Besart Ibraimit dhe Ljupche Doriev në dhjetë minutat e fundit. Shkëndija ishte afër fitores, por vendasit gjetën golin në minutat shtesë dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Tre ndeshje, asnjë fitore dhe vetëm dy pikë në renditje për kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut, të cilët e kanë filluar shumë keq sezonin e ri.

Shkupi triumfoi 0-2 në fushën e Pelister. Bardheklatrit zgjidhën gjithçka që në 6 minutat e para, falë golit të Radeskit dhe autogolit të Jusuf. Shkupi mbeti me dhjetë lojtarë pas gjysmë ore.

 

Kostarikani Freddy Alvarez u largua me të kuq, por Shkupi rezistoi, siguroi fitoren e dytë dhe kryeson me 7 pikë, po aq sa kanë edhe Akademija Pandev e Renova. Këta të fundit ndodhen në formë të shkëlqyer, teksa sot fituan 2-0 në Tetovë kundër Borec.

Remi Selmani dhe Izet Ajrullai realizuan golat e fitores. Ndërkohë, Struga Trim Lum mori një pikë të rëndësishme pas barazimit pa gola në fushën e Rabotnickit. /abcnews.al