Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ushtarake amerikane është tashmë në duart e talebanëve, sipas një deklaratë të Jake Sullivan, këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Joe Biden.
“Një sasi e konsiderueshme e armëve ka rënë në duart e talebanëve dhe ne nuk besojmë se ata do të na i kthejnë,” tha ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet për pajisjet ushtarake amerikane në Afganistan.
Talibanët publikuan një video dy ditë më parë në të cilën ata parakaluan para helikopterëve të Ushtrisë Amerikane Black Hawk në aeroportin Kandahar në jug të vendit.
“Skifterët e Zi “nuk iu dorëzuan talebanëve. Ata iu dorëzuan forcave afgane” me kërkesë të Presidentit Ashraf Ghani, i cili u arratis, tha Jake Sullivan./abcnews.al

