Një lëvizje e papritur mund të ndodhë brenda kësaj jave. Pedro, i cili ka kontratë me Romën edhe për dy vite do qëndrojë po në Romë, por me ngjyra të tjera.
Nga mediet italiane mësohet se Sarri ka arritur ta bindë Pedron të bashkohet me Lazion, në atë që mund ta quajmë një ritakim, pas të dy kanë punuar së bashku te Chelsea.
Jose Mourinho nuk e ka në plane Pedron dhe nuk e ka thirrur as në stërvitjen parasezonale. Spanjolli është në kërkim të një ekipi dhe duket se Tare do e bindë me Sarrin dhe kontratën e re. /abcnews.al