Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur ditën e sotme te Gjiri i Lalzit në Durrës.
Policia njofton se rreth orës 14:40, A. S. 23 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme, pasi pasdite një i moshuar u mbyt në Durrës./ Abcnews.al