Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit. Pasi morën njoftimin për një konflikt, efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, por në atë moment u qëlluan me sende të forta.
Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga tre qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit. Në vendngjarje është sekuestruar edhe një mjet prerës.
NJOFTIMI I POLICISË
“Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje. Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale. Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.” /abcnews.al/