Karton i kuq sepse goditi me kokë dhe grusht shokun e skuadrës. Nuk ndodh në ligat amatore të futbollit, por në kampionatin turk dhe te një emër i madh, si ai i Galatasarayt.
Skuadra e trajnerit të njohur Fatih Terim e nisi sezonin e ri me fitore, por fokusin e ndeshjes së parë e rrëmbeu episodi mes dy futbollistëve të skuadrës së tij, Ark-turkoglu dhe brazilianit Marcao.
Në një debat e sipër, ky i fundit nuk u përmbajt ndaj shokut të tij të skuadrës dhe e goditi fillimisht me kokë e më pas me grusht. Sherri i pabesueshëm u rishikua në sistemin VAR nga gjyqtari i ndeshjes, i cili ndëshkoi me të kuq brazilianin. /abcnews.al
https://streamable.com/lk9me5