Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 5,273 të infektuar dhe 54 humbje jete në 24 orë

schedule18:00 - 17 Gusht, 2021

schedule 18:00 - 17 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 5,273 raste të reja me koronavirus nga 238,073 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes, brenda një dite jetën e kanë humbur edhe 54 qytetarë, nga 24 që ishin të hënën.

Shkalla e pozitivitetit për sot ishte 2.2%, një rënie e fortë krahasuar me 4.9 për qind që ishte ditën e kaluar.

Numri i të shtruarve në spitale po rritet gjithashtu. Raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen 19 pacientë më shumë ndërsa 138 në pavijonet e tjera Covid. Kurse, të shëruarit për sot ishin 4,794. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!