Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja drastike e rasteve me Covid-19, Vitia mbledh edhe kryetarët e komunave për masa të reja

schedule16:55 - 17 Gusht, 2021

schedule 16:55 - 17 Gusht, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia do të mbajë sot një mbledhje virtuale me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për të diskutuar masat e reja anti-covid. Gazeta Express mëson se takimi do të fillojë në orën 18:00, ndërsa pritet që të diskutohen masat e reja pas rritjeve të numrit të rasteve pozitive me koronavirus në vend.

Para takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ministri Vitia do të takojë edhe krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar rreth masave të reja.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19.”

Kujtojmë se 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar edhe 1, 765 raste të reja me koronavirus. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!