Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistroi 3,674 raste të reja me koronavirus dhe 24 humbje jete

schedule17:33 - 16 Gusht, 2021

schedule 17:33 - 16 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 3,674 të infektuar nga 47,000 teste të kryera kurse 24 qytetarë të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. Numri total i personave që janë infektuar me koronavirusin në vend që nga fillimi i pandemisë, si të shëruarit ashtu edhe ata që kanë ndërruar jetë, shkon në 4,444,338

Kurse, numri i viktima dje ishte 19, ndërsa totali që nga shkurti i 2020 ka shkuar në 128 456. Të shëruarit deri më sot janë 4,187,186 , apo 3477 më shumë se dje.

Të vaksinuarit



Deri më tani, numri i dozave të administruara në Itali është mbi 73.7 milionë . Qytetarët që kanë marrë dozën e dytë janë mbi 35.5 milionë ( 65.84% e popullsisë mbi 120 vjeç). s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!