Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti iranian: “Humbja” e SHBA-së në Afganistan duhet të shihet si një mundësi për paqe

schedule15:18 - 16 Gusht, 2021

schedule 15:18 - 16 Gusht, 2021

“Humbja” e Shteteve të Bashkuara në Afganistan duhet të shihet si një mundësi për të “ringjallur jetën, sigurinë dhe paqen” në vend, tha Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi. Në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm, presidenti i Iranit tha se inkurajon të gjitha grupet në Afganistan të bashkëpunojnë drejt unitetit kombëtar.

“Irani beson se vullneti i njerëzve në Afganistan ka krijuar gjithmonë siguri dhe stabilitet”. “Ndërsa po monitorojmë  me vëmendje zhvillimet në vend, Irani është i angazhuar për marrëdhëniet fqinjësore.”

Të dielën, pasi talebanët morën Kabulin, ministri i jashtëm reagoi menjëherë.

“Shpresojmë se do të ketë dialog dhe një tranzicion të qetë të pushtetit në Afganistan,” tha Zarif në një postim në Twitter, duke shtuar se dhuna, lufta dhe okupimi nuk i zgjidhin kurrë problemet.

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi të dielën se kishte reduktuar praninë e saj diplomatike në Afganistan, me vetëm disa punonjës që ndodhen momentalisht në ambasadën e saj në Kabul./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!