Afganët e Shëngjinit/ Të shqetësuar pas pezullimit nga Trump të programit të refugjatëve

schedule15:20 - 24 Janar, 2025

schedule 15:20 - 24 Janar, 2025

Afganët e strehuar në Shëngjin shprehin shqetësimin e tyre për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për pezullimin 90-ditor të programit të refugjatëve. Ata bëjnë apel që SHBA-ja të ndërhyjë për të mbështetur komunitetin afgan dhe për t’u ofruar atyre një të ardhme më të sigurt, duke theksuar se ëndrra e tyre është Amerika.

Sipas tyre, vendimi për pezullimin e programit të refugjatëve rrezikon jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe jetën e shumë afganëve që ende ndodhen në Afganistan dhe përballen me kërcënime të vazhdueshme nga talebanët.

“Ne kemi ndihmuar ushtrine amerikane ne Afganistan. Ne kërkojmë që të mos I harrojnë njerëzit tanë. Kemi ndihmuar ushtrinë amerikane, kemi ndihmuar forcat e NATO-s. Ata po përballen me rrezikun nga talebanët. Nëse Trump vazhdon në këtë drejtim me këto vendime, është fundi ynë. Kjo do të thotë që jeta jonë merr fund. Në Shëngjin jemi 200 familje afgane dhe sot erdhën dhe 115 njerëz të tjerë.”

Sipas tyre vendimi i Trump nuk është i drejtë dhe shpresa e tyre për një jetë më të mirë mund të shuhet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!