Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Laporta: Situatë dramatike te Barcelona! Akuzat e Bartomeu? S’i falëm para Neymar!

schedule12:40 - 16 Gusht, 2021

schedule 12:40 - 16 Gusht, 2021

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp dhe ka folur për problemet e shumta financiare të klubit katalanas. Borxhi i tyre është mjaft i madh, ndërkohë që kreu i klubi zbulon edhe detaje të shumta shqetësuese.

“Deri më sot borxhi i Barcelonës është 1.35 miliard euro. Situata ekonomike e klubit është shumë shqetësuese dhe nga ana tjetër edhe situata financiare është dramatike. Pagat tona përfaqësojnë 103% të të ardhurave totale të klubit, 20-25 për qind më shumë se konkurrentët tanë.

Shumë para po paguhen për ndërmjetësit. Një person pa paguhej 8 milion euro për të vëzhguar lojtarë në Amerikën e Jugut. E kemi gjetur veten në një situatë të vështirë për të rinegociuar kontratat e lojtarëve.

Gjëja e parë që bëmë kur mbërritëm në klub ishte kërkimi i një huaje prej 80 milion eurosh, që të mbulonim listën e pagave dhe punën e ndërtimit në Camp Nou.

Nuk është e vërtetë që fatura e pagave u rrit për të konkurruar me klubet shtetërore. Janë shpenzuar keq 222 milion eurot e arkëtuara nga Neymar, në paga dhe amortizime. Politikat e transferimit të klubit kanë qenë të këqija.

Ai tha se i kemi falur 16.5 milion euro Neymarit, një gënjeshtër tjetër. Bartomeut i kujtoj dëmin që marrëveshja e Neymar i ka bërë imazhit të Barcelonës. Kishte 4 raste të hapura me Neymar, ne menduam më të mirën për interesin e klubit dhe u munduam të shmangnim shumë rreziqe”, ka thënë Laporta mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!