Situata duket dramatike në Afganistan me perëndimorët që po përpiqen të nxjerrin nga aty punonjësit e ambasadave dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve që qendruan në këtë vend. Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Ëallace nuk i mbajti lotët teksa thoshte se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.
“Personeli i ushtrisë janë duke punuar fortë për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen. Disa do të mbetën aty”, tha ministri duke mos i kursyer as lotët. /abcnews.al