Empoli e ka nisur mbarë ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Vicenza, pasi ka kaluar në avantazh që në minutën e 11-të.
Nedim Bajrami, mesfushori që Shqipëria po tenton ta marrë nga Zvicra dhe pritet përgjigja e CAS, nuk ka falur në hyrje të zonës dhe ka shënuar.
https://streamable.com/hcsyhp
Në fushë nga minuta e parë për Empolin është edhe Ardian Ismajli, kurse në stol po pret mundësinë e tij i riu Kristjan Asllani. /abcnews.al

