Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në kryeqytetin e Hungarisë.
Mediat vendase bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën M7 pranë Szabadbattyan në Hungari.
“Tetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, dy u plagosën rëndë dhe dyzet e gjashtë u plagosën lehtë në një aksident autobusi që ndodhi të dielën në mëngjes në autostradën M7 pranë Szabadbattyan”,kanë bërë me dije autoritetet hungareze.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi të dielën herët në mëngjes me kohën lokale në buzë të autostradës M7 që çon në Budapest. Autobusi kishte një targë hungareze.
Shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje dhe ndihmuan 14 persona të plagosur të dilnin nga autobusi i përmbysur./abcnews.al