Gerd Muller e mbajti veshur fanellën e Bayern Munchen për 15 sezone radhazi (1964-1979), periudhë gjatë së cilës shënoi 398 gola në 453 ndeshje.
Ish-sulmuesi unik, i cili fitoi 14 trofe me skuadrën bavareze, u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje 6-vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit.
Der FC Bayern trauert um Gerd Müller.
Heute steht die Welt des FC Bayern still. Der deutsche Rekordmeister und seine gesamte Fangemeinde trauern um Gerd Müller, der am frühen Sonntagmorgen im Alter von 75 Jahren gestorben ist.
— FC Bayern München (@FCBayern) August 15, 2021
Futbolli gjerman në zi, teksa kampionët në fuqi kanë reaguar me një postim në faqen zyrtare në lidhje me humbjen e Muller.
“Sot, bota e Bayernit është ndalur së rrotulluari. Klubi dhe të gjithë tifozët tanë mbajnë zi për Gerd Muller, i cili humbi jetën sot në mëngjes në moshën 75-vjeçare“, lexohet në komunikatën zyrtare të rekordmenëve të futbollit gjerman. /abcnews.al