Dumfries flet fjalët e para si interist, Inzaghi humbet sulmuesin kryesor

schedule16:35 - 13 Gusht, 2021

schedule 16:35 - 13 Gusht, 2021

Denzel Dumfries është lojtari që do të zëvendësojë Achraf Hakimin tek Interi. Kampionët e Italisë arritën akordin me PSV për shumën e 12.5 milion eurove + 2.5 milion të tjera nëse zikaltrit sigurojnë kualifikimin në Champions League për sezonin 2022/2023.

25-vjeçari holandez i linjës së djathtë, ka kryer sot kontrollet mjekësore dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 2.5 milion eurosh neto në sezon. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam gati dhe i uritur“, u shpreh holandez për kalimin tek Interi.

 

Dumfries me Holandën në Euro 2020

Tani pritet vetëm prezantimi i tij zyrtar nga klubit italian. Ndërkohë, stërvitja e sotme ka qëlluar fatale për Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore. Në duelin e parë të sezonit të ri në Serie A kundër Genoas (21 gusht), Lautaro është i pezulluar.

Objektivi i Simone Inzaghit është ta ketë 23-vjeçarin të gatshëm për takimin e dytë në kampionat kundër Hellas Veronës, që do të zhvillohet më 27 gusht. Lukaku është larguar, teksa i dëmtuar vijon të jetë edhe Alexis Sanchez.

 

Sulmuesi nga Kili do të kthehet pas ndeshjeve të kombëtareve. Inzaghi ka probleme në repartin sulmues për momentin, por drejt Milanos është nisur Edin Dzeko, i cili do e nisë si titullar takimin e fundjavës së ardhshme me Genoan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!