Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rrezikoi pushuesit me “Jet Ski” në Ksamil, Policia i bllokon mjetin dhe ndëshkon me gjobë drejtuesin

schedule10:16 - 30 Gusht, 2026

schedule 10:16 - 30 Gusht, 2026

KSAMIL- Një drejtues “Jet Ski” është ndëshkuar me 500 mijë lekë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë dhe hyri në zonën ku laheshin pushuesit në Ksamil.

Ngjarja u konstatua nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë patrullimit në sektorin detar pranë Ishujve të Ksamilit.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e mjetit lundrues, i cili sipas policisë po rrezikonte sigurinë e pushuesve.

Në përfundim të veprimeve administrative, Jet Ski u bllokua, ndërsa drejtuesi u gjobit me 500 mijë lekë.

Policia njofton se kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!