Çifti i njohur, Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit 2020. Kjo ka bërë që edhe jeta e tyre të ndryshojë.
Këngëtari ka treguar se ai dhe gruaja e tij dalin vetëm një herë në javë për shkak që gjatë gjithë kohës përkujdesen për vajzën e tyre, Lyra Antartica, 11 muajshe.
Gjatë një interviste për The Rebeça Judd Show në Apple Music 1, Ed u shpreh: “Unë dhe gruaja ime kemi vetëm një takim në javë. Si prindër ju flisni gjithnjë se si është të qenurit prindër gjë që harron se kush ishit më pare”.
Ed dhe Cherry janë në një lidhje që nga shkolla e mesme, ndërsa u fejuan në janar të vitit 2018. Një vit më vonë kurorëzuan dashurinë e tyre më martesë./abcnews.al