Prishtina eliminohet nga Conference League. Kampionët e Kosovës fituan 2-1 takimin e parë të raundit të tretë në Conference League kundër Bodo/Glimt, rezultat që ngjalli shpresa të mëdha në lidhje me kualifikimin.
https://streamable.com/36myvm
Gjithsesi, kampionët e Norvegjisë ia dolën të përmbysin rezultatin në duelin e kthimit, që u luajt sot në “Aspmyra Stadion”. Bodo/Glimt fitoi 2-0 dhe siguroi kalimin në fazën “play-off” të turneut.
https://streamable.com/15qoy2
Heroi i ekipit vendas ishte Erik Botheim. 21-vjeçari ndëshkoi Prishtinën në minutat 18′ dhe 78′. Te goli i parë fitoi duelin ajror mes dy mbrojtësve bardhekaltër, ndërsa realizimi i dytë ishte thjesht i mrekullueshëm.
Kampen er over! Glimt skal til play off! pic.twitter.com/plIJ4XRVSq
— FK Bodø/Glimt (@Glimt) August 12, 2021
Bodo/Glimt humbi edhe një penallti në minutën e 24-t. Patrick Berg nuk ia doli të mposhtë portierin Eglant Haxho. /abcnews.al