Një nga shirat më spektakolarë të meteorëve pritet që të arrijë pikun këtë mbrëmje. Pritet që më shumë se 40 “yje” që bien të jenë të dukshëm në qiellin e natës çdo një orë.
Shiu i meteorëve Perseid, i cili ndodh kur Toka kalon nëpër materialet e lëna pas nga kometa Swift-Tuttle, pritet që të jetë i dukshëm si në veri ashtu edhe në jug të ekuadorit. I njohur ndryshe si “lotët e zjarrta të Shën Lawrence, Perseids mund të shihet më mirë me sy të lirë në qiell të kthjellët dhe në vende me ndotje të ulët të dritës.
Ky shi meteorësh cilësohet kryesisht si më i miri i vitit sepse është shumë i ndritshëm dhe aktiv. Perseid pritet që ta arrijë pikun këtë mbrëmje dhe sidomos në orët e para të së premtes kur qielli është më i errët. s.b/abcnews.al/