SHBA pritet të miratojë dozën e tretë kundër Covid

schedule08:41 - 12 Gusht, 2021

schedule 08:41 - 12 Gusht, 2021

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të miratojë dozën e tretë të Covid për personat me imunitet të dobët. Vendimi u mor në korrik pas një takimi të një grupi ekspertësh , të cilët thanë se ishte e nevojshme  një dozë përforcuese për të rriturit me imunitet të dobët.

Kur sistemi imunitar është i dobët, aftësia e trupit tonë për të luftuar pataogjenët është e kufizuar ose mungon plotësisht. Sipas mjekëve, edhe të vaksinuarit mund të preken nga Covid.

Rreth 2.7% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë imunitet të dobët dhe këtu përfshihen personat që vuajnë nga kanceri, kanë kryer transplant të organeve ose janë të infektuar me HIV.

Në korrik, Izraeli u bë vendi i parë që miratoi një dozë përforcuese për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu priten të fillojnë vaksinimin me një dozë të tretë nga shtatori.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për një moratorium në dozat përforcuese  të paktën  deri në shtator për ti dhënë mundësinë vendeve të varfra të kenë qasje në vaksina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!