Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria gjermane mbështet nismën e “Open Bllakan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.
Pas kësaj deklarate, Ramës i është përgjigjur, Jeton Zulfaj këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti.
Lexo edhe: Rama: Gjermania mbështet Open Balkan, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para Samitit BE-Ballkan
Zulfaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk e mbështet “Mini Shengenin” por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.
“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj.