Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat qendrore të Shqipërisë, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që pasditja të sjellë pauzë të shirave dhe dëborës për t’u rikthyer sërisht në mbrëmje.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri 20 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al

