Zyrtare/ Rinovim te kampionët e Spanjës, “veterani” firmos deri në 2024

schedule18:59 - 11 Gusht, 2021

schedule 18:59 - 11 Gusht, 2021

Rinovim tek Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës kanë zgjatur bashkëpunimin me një nga pikat më të forta të repartit mbrojtës.

Stefan Savic është pjesë e ekipit të Diego Simeones prej vitit 2015. 30-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re, që do e mbajë tek Atletico deri në vitin 2024.

Kemi rënë dakord për zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me Stefan Savic, i cili ka firmosur deri në 2024“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit “Colchoneros”.

Savic, i cili është pjesë e kombëtares së Malit të Zi (56 ndeshje dhe 5 gola) do të vijojë të luajë në LaLiga edhe për tre sezonet e ardhshme.

Lojtari ballkanas numëron deri 202 ndeshje me skuadrën spanjolle, nga të cilët 117 i ka fituar. Rekordet e tij do të përmirësohen me kontratën e re. /abcnews.al