Zjarri në Evia të Greqisë mund të ketë shkrumbuar 700,000 hektarë tokë

schedule15:55 - 11 Gusht, 2021

schedule 15:55 - 11 Gusht, 2021

Shërbimi satelitor Copernicus ka publikuar një foto tronditëse që tregon dëmin kolosal të shkaktuar nga zjarret në Evia të Greqisë. Sistemi evropian i regjistrimit satelitor EFFIS përcakton zonën e djegur në Evia Veriore në 507,950 hektarë , ndërsa vlerëson se mund të arrijë deri në 700,000. Kjo është fatkeqësia më e madhe e të gjitha kohërave në Greqi nga një vatër zjarri e vetëme.

Sistemi EFFIS e përcakton zonën e djegur në kufijtë e Ilia-Arkadisë (fillon nga Olimpia e Lashtë dhe dogji edhe Gortynia) në 150,150 hektarë, që është fatkeqësia e dytë më e madhe nga zjarret në vendin këtë verë.

Të dhënat pasojnë me 111,120 hektarë të djegur zjarrin që dogji Lakoninë (në zonën më të gjerë të Gythio ) dhe në vendin e katërt radhitet vatra në Atikë që shpyllëzoi, sipas EFFIS,  84,540 hektarë pyje.

Shërbimi i hartës i Bashkimit Evropian për hartëzimin e zonave të Atikës dhe Evia-s të prekura nga zjarri pyjor u aktivizua më 3 gusht. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!