Ajaks Boshnjaku deklaron se nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen në një lokal në ish- Bllok dhe ishte larguar sapo filloi sherri.Boshnjaku ishte shpallur në kërkim dhe një ditë më parë është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.
Ajaks Boshnjaku, personi që u vetëdorëzua të dielën në policinë e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok, u mor në pyetje nga oficerët e krimeve kundër jetës.
45-vjeçari deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje dhe u largua sapo filloi sherri. Ai thotë se nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Ajaks Boshnjaku ka bërë të ditur se është ndodhur rastësisht në atë lokal dhe për këtë arsye u vetëdorëzua në polici, pasi u qartësua pozicioni i tij në atë konflikt.
Pas këqyrjes së pamjeve filmike, prokuroria e Tiranës vërtetoi se Ajaks Boshnjaku kishte hyrë brenda ambienteve të lokalit “Monopol” në pronësi të Redi Popesku, orës 20:50 të së enjtes më 4 tetor. Ndërkohë Ervis Martinaj kishte mbërritur në orën 21 e 26 minuta i shoqëruar nga shtetasi Eljon Hato dhe një person ende i paidentifikuar.
Tre minuta më pas, Boshnjaku largohet nga me vrap lokali “Monopol”, ku vetem pak çaste më vonë mbeti i vrarë, Fabian Gaxha dhe u plgosën Martinaj dhe Hato.
Hetuesit e kishin shpallur në kërkim Boshnjakun pasi nuk kishin mundësi të merrnin më herët deklarimin e tij. Madje pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në ish-Bllok u pyet nga grupi hetimor edhe bashkëjetuesja e tij, por ajo kishte refezuar të jepte deklarime për 45-vjeçarin.
Ajaks Boshnjaku do të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës për rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar ndaj tij në mungesë. /abcnews.al