Manchester City ka blinduar një nga titullarët më të rëndësishëm në prapavijë. John Stones ka nënshkruar ditën e sotme kontratën e re.
Ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026 dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Pep Guardiola.
“Nuk mund të isha më i lumtur. Më pëlqen të jem pjesë e kësaj skuadre, me plot futbollistë cilësorë. E di që ne mund të vazhdojmë të fitojmë trofe, që është objektivi im kryesor.
Kemi pasur suksese të jashtëzakonshme në katër vitet e fundit. Të jesh pjesë e këtij suksesi është një ëndërr e realizuar dhe dua të vazhdoj të fitoj.
Ky është vendi më i mirë për mua për të luajtur futbollin që dua dhe për të përmbushur ambiciet e mia”, ka thënë Stones, të cilin City e kishte blerë tek Everton për 56 milion euro verën e vitit 2016. /abcnews.al
He's here to stay! ?
John Stones has signed a new five-year contract! ✍️?
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) August 10, 2021