Kryeministri Edi Rama ka takuar sot buzë detit Jon në hug të vendit dy kampionet e Kosovës në xhudo, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqit.
Kreu i qeverisë ka publikuar foto në rrjetet sociale, ndërsa e konsideron nder të madh takimin me to.
“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë.
Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, shkruan ndër të tjera kryeministri,” shkruan Rama. g.v/abcnews.al