Qazim Laçi ndodhet në formë të mirë. Mesfushori i kombëtares kuqezi, pjesë e AC Ajaccio në divizionin e dytë të futbollit francez prej verës së vitit 2017, ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e para të kampionatit.
Objektivi është ngjitja në Ligue 1, Ajaccio numëron pesë pikë pas tre takimeve, por për të dëmtuar atmosferën e bukur ka menduar pandemia. Plot 9 lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitivë në tamponët e fundit.
#COMMUNIQUÉ Le groupe professionnel est touché par la Covid-19. Neuf cas ont été détectés au sein de l’équipe première. Comme indiqué par le protocole, l’AC Ajaccio a transmis l’ensemble des éléments à la LFP ainsi qu’à l’ARS.
— AC Ajaccio (@ACAjaccio) August 9, 2021
Emrat nuk zbulohen, por të nëntë kanë nisur menjëherë karantinën. Ndeshja e radhës është kundër Caen dhe do të zhvillohet ditën e shtunë. Shanse për t’u shtyrë nuk ka, pasi rregullorja nuk e lejon një gjë të tillë.
“Një klub që nuk ka të paktën 15 lojtarë të infektuar, përfshirë një portier, në listën zyrtare të 30 lojtarëve të deklaruar, nuk mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes“, është përcaktuar në protokollin mjekësor të Ligës.
Sfida e fundjavës do të zhvillohet, teksa tek Ajaccio shpresojnë që një pjesë e mirë e lojtarëve pozitivë t’ia dalin të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al


