Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dinamo ngec me Korabin në miqësore, Kukësi nuk ka mëshirë me ekipin e dytë

schedule21:12 - 7 Gusht, 2021

schedule 21:12 - 7 Gusht, 2021

Dinamo e Kukësi kanë zbritur në fushën e blertë ditën e sotme. 18 herë kampionët e vendit zhvilluan një miqësore me Korabin në Korçë dhe barazuan 1-1.

Dibranët e drejtuar nga Artan Mergjyshi shënuan të parët me anë të Vilson Mëziut, kurse në pjesën e dytë Dinamo barazoi me Xhuljano Skukën.

Sulmuesi ndëshkoi ish-skuadrën e tij, me një goditje me kokë pas një krosi të kapitenit Agim Ibraimi.

Kukësi nga ana tjetër luajtur me ekipin U21 dhe triumfoi me rezultatin 4-0. Kapiteni Gjelbrim Taipi shënoi dy golat e parë, kurse më pas realizuan edhe Daci e Gavazaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!