Grupi hetimor ka dalë me konkluzionet paraprake për shkakun e helmimit të punonjësve të rrobaqepsisë në Fllakë të Durrësit. Dyshohet se ato u sëmuren nga gazi helium që çlirohet nga kondicionerët.
Gaz helium i çliruar nga kondicionerët që ndodheshin në brendësi të magazinës, dyshohet shkaku që afro 40 gra të një rrobaqepsie në Fllakë të Durrësit përfunduan në urgjencë. Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor, të cilët për të sqaruar rrethanat shoqëruan në komisariat pronarin e rrobaqepsisë.
Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, mësohet se disa punëtorë kanë lëvizur kondicionerët për t’i nxjerrë jashtë ambienteve të punës. Dyshohet se gjatë lëvizjes kondicionerët kanë lëshuar gaz helium, duke ndikuar në shëndetin e punëtoreve që ndodheshin në repartin e hekurosjes.
Pas dhënies së ndihmës së duhur mjekësore punonjëset u larguan për në banesa. Ndërsa vetëm dy prej tyre ndodhen në spitalin e toksikologjisë në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Për të konfirmuar dyshimet mjekët kanë dërguar për në laborator analizat, rezultatet e të cilave pritet të dalin pas 45 ditëve. Ky është rasti i dytë, që punonjës rrobaqepsie në Durrës përfshihen nga helmimi masiv./abcnews.al