Kapen “skifterët” e apartamenteve në Milano, dy shqiptarëve u gjenden edhe “mjetet e punës”

schedule19:06 - 7 Gusht, 2021

schedule 19:06 - 7 Gusht, 2021

A.R 43-vjeç dhe M.K 31-vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar për grabitje në banesa të ndryshme në Milano të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë autorë të disa vjedhjeve në banesa ndërsa policia u ka kapur edhe mjetet e “punës” që përdornin për të hyrë në to. Sipas raportimeve shqiptarët synonin banesa në të cilët pronarët e tyre u largonin dhe më pas hynin brenda duke marrë sendet me vlerë.

Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa grabisnin një banesë në Baldinucci rreth orës 4:40 të mëngjesit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa më parë ishin bërë disa denoncime ndaj dy shqiptarëve.

Gjatë momentit të arrestimit, policia I kapi dy shqiptarët me çanta të mbushura me bizhuteri që vlenin mijëra euro.

Policia dy shqiptarëve më pas u ka gjetur edhe mjetet që përdornin për të thyer banesat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!